Bideni dhe Habecku i bëjnë thirrje Izraelit për ta ndryshuar ‘strategjinë’ në Gazë
Presidenti amerikan Biden dhe zëvendëskancelari gjerman Habeck i kërkojnë Izraelit të ndryshojë ‘strategjinë’ në Gazë.
Zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i Ekonomisë Robert Habeck kërkoi nga Izraeli të ndryshojë mënyrën e veprimit në Gazë.
“Izraeli duhet të ndryshojë strategjinë e tij në Rripin e Gazës,” u tha ai gazetarëve në Nju-Jork pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.
“Kjo nuk do të thotë se Izraeli nuk duhet të luftojë Hamasin, por numri i viktimave civile është shumë i lartë,” tha Habeck.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, tha se Gjermania nuk mund ta pranojë mungesën e plotë të mbrojtjes për civilët dhe se kriza humanitare në Gazë po shoqërohet edhe prej rrezikut të urisë, tregoi “kushte të paqëndrueshme”.
Biden: Netanyahu po e dëmton Izraelin
Zëvendëskancelari gjerman tha se ai i mbështet komentet e e mëparshme të presidentit amerikan Joe Biden.
Presidenti i SHBA Joe Biden kishte deklaruar më parë se sipas tij kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “më shumë po e dëmtonte sesa po e ndihmonte Izraelin” me qëndrimin e tij ndaj luftës në Gaza. Biden i kërkoi atij “t’u kushtojë më shumë vëmendje jetëve të pafajshme që humbën si pasojë e veprimeve të ndërmarra”.