Osmani sot pret homologen nga Sllovenia dhe atë nga Shqipëria për forumin për gratë
15 prill 2024
| 08:10
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë sot në takim presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ata do të marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Osmani homologen sllovene do ta presë në Presidencë në orën 15:00, ndërsa Begajn në orën 16:00.