36-vjeçari tenton t’i japë fund jetës, e shpëtojnë familjarët
16 prill 2024
| 08:46
Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt.
Kështu ka ndodhur dje në një familje në Isniq të Deçanit, ku një 36-vjeçar tentoi t’i japë fund jetës.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër me shenja jete nga familjarët e tij, pasi e gjetën të varur në litar.
Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.