UNICEF-i: Rreth 14 mijë fëmijë të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës
18 prill 2024
| 08:44
Drejtoresha Ekzekutive e Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF), Catherine Russell ka thënë se më shumë se 13 mijë e 800 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës.
Ajo është shprehur se mijëra të tjerë janë të plagosur dhe të tjerë vuajnë nga uria, shkruan CNN.
“Mijëra janë plagosur dhe mijëra të tjerë janë në prag të urisë”.
“Një fëmijë lëndohet ose vdes çdo 10 minuta në Gaza dhe se më shumë se 10 mijë gra janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës dhe 6 mijë prej tyre lanë pas 19 mijë fëmijë jetimë”, është shprehur ajo.