Kjo është pasuria e ministrit Hajrulla Çeku
29 prill 2024
| 09:00
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Çeku ka një banesë në vlerë 100 mijë euro dhe tokë, po ashtu, në vlerë 100 mijë euro.
Ministri ka veturë në vlerë 27 mijë euro, kurse para të gatshme në emër të vet ka deklaruar se ka në bankë 1 mijë e 538 euro, ndërsa ka mbi 30 mijë euro kredi për të shlyer.
Pagë mujore si ministër ka deklaruar se merr 1 mijë e 630 euro.