Ushtria izraelite urdhëron banorët e Rafahut lindor që të ‘evakuohen menjëherë’
06 maj 2024
| 08:05
Ushtria izraelite ka lëshuar një thirrje për banorët e Rafahut lindor që të “evakuohen menjëherë”, një ditë pasi ministri i Mbrojtjes i vendit u tha trupave brenda Gazës që të prisnin “aksione intensive në Rafah në një të ardhme të afërt”.
“Për sigurinë tuaj, Ushtria e Mbrojtjes ju nxit që të evakuoheni menjëherë në zonën e zgjeruar humanitare në pikat e kontrollit”, shkroi kreu i divizionit të mediave arabe të Njësisë së Zëdhënësit të IDF, Avichay Adraee, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Adraee bëri “një thirrje urgjente” për njerëzit që banonin në “komunën e Al-Shawka dhe në lagjet – Al-Salam, Al-Jneina, Tiba Zaraa dhe Al-Bayouk në zonën Rafah”.