Eksperti kroat: Vuçiqi po i bën nervoz evropianët
Gordan Akrap, ekspert kroat i gjeopolitikës, ka thënë se presidenti serb me pikëpamjet e tij politike do që t’i nervozojë perëndimorët sidomos për çështjen e Kosovës.
Kështu tha Akrap teksa komentoi shkrimin e Financial Times se që nga fillimi i pushtimit rus, në Ukrainë kanë mbërritur në mënyrë indirekte armë nga Serbia me vlerë 800 milionë euro.
“Presidenti Vuçiq e mohoi këtë sepse e gjeti veten në një problem me Rusinë”, tha ai.
Sipas ekspertit furnizimi i Ukrainës me armatim ishte një sekret i hapur.
“Kjo është një nga arsyet pse presidenti Vuçiq, sado që t’ua “fusë nervat” të gjithëve në Evropë dhe në aleancën e NATO-s, kushtimisht thënë në thonjëza, dhe sa pikëpamjet e tij, sidomos për Kosovën dhe për të ardhmen e pavarësisë së Kosovës, shkoni kundër të gjitha gjasave. Ai thjesht është duke notuar sepse i gjithë prodhimi i luftës i Serbisë praktikisht që nga fillimi i luftës është eksportuar jo drejtpërdrejt por indirekt në Ukrainë”, tha Akrap.
Ai kujtoi avionin që u rrëzua në Greqi dhe shpërtheu.”
Ishin municion që serbët gjoja ia shitën një vendi në Azinë Qendrore dhe që duhej të ktheheshin mbrapa dhe të shkonin në Ukrainë. Është sekret i hapur dhe këtë po bën Serbia. Dhe Serbia do ta bëjë për aq kohë sa të mundet sepse është në interesin e tyre financiar dhe politik sepse ne e dimë që presidentit Vuçiq i pëlqen të ulet jo në dy, tre, por në sa më shumë karrige. Problem do të jetë në momentin që lufta të përfundojë dhe Serbia të mbetet pa atë mjet”, tha Akrap.