Nuk bllokojmë negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në BE
Hungaria nuk do të bllokojë negociatat që fillojnë sot për anëtarësimin e Ukrainës në BE, pavarësisht se ka dyshime për to dhe beson se ato janë të motivuara politikisht. Kështu deklaroi kryeministri Viktor Orban për median gjermane Funke.
“Hungaria nuk është dakord me procesin, por ne nuk e bllokojmë atë dhe mbështesim fillimin e negociatave. Nuk është fjala për të thënë po ose jo anëtarësimit në BE. Por së pari duhet të zbulojmë se cilat janë pasojat e pranimit të një vendi në luftë, kufijtë e të cilit nuk janë të përcaktuar në praktikë, i një vendi që është i madh për bujqësinë evropiane”, thotë Orban.
“Ne po fillojmë negociatat pa qartësi për këto çështje, gjë që nuk është mirë. Është një proces thjesht i motivuar politikisht”, tha kryeministri hungarez.