Zjarret në male po i shuan KFOR-i, Kosova s’ka helikopter
Ditët e fundit është kërkuar disa herë intervenimi i KFOR-it, për shuarjen e zjarrit. Vet shteti i Kosovës nuk ka asnjë helikopter për të reaguar në këto vatra të përfshira nga zjarret.
Në rast të krizave nuk ka helikopter as në fushën e mbrojtjes, sigurisë e shëndetësisë. Kjo po konsiderohet si domosdoshmëri nga njohës të çështjeve të emergjencave civile.
Edhe nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent deklarojnë se Kosova ka nevojë të pajiset me disa helikopterë.
Ditëve të fundit është kërkuar disa herë intervenimi i KFOR-it, për shuarjen e zjarrit. Vet shteti i Kosovës nuk ka asnjë helikopter për të reaguar në këto vatra të përfshira nga zjarret. Në rast të krizave nuk ka helikopter as në fushën e mbrojtjes, sigurisë e shëndetësisë. Kjo po konsiderohet si domosdoshmëri nga njohës të çështjeve të emergjencave civile. Edhe nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent deklarojnë se Kosova ka nevojë të pajiset me disa helikopterë.
Në një përgjigje për KosovaPress është bërë e ditur se furnizimi me helikopterë ka qenë i paraparë për tri ministri, por ka mbetur draft-projekt për shkak të impaktit financuar.
Njohësi i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti thotë se ditëve të fundit ka qenë e vështirë të intervenohet në zona malore për shkak të mungesës së kapaciteteve.
Ai e konsideron të domosdoshme nevojën që Kosova të ketë kapacitete të tilla ajrore.
Udhëheqësi i divizionit për çështje ligjore, marrëdhënie me publikun dhe ndërkombëtare në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Nehat Koqinaj deklaron se Kosova ka nevojë të pajiset me disa helikopterë.
Në një përgjigje për KosovaPress, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se para disa viteve është filluar një nismë për sigurimin e tre helikopterëve.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci pati deklaruar për KosovaPress, se faza e paraparë për furnizim e plotësim me kapacitete ajrore është faza e tretë nga viti 2025 deri në vitin 2028.
Kosova nuk ka kompetencë dhe nuk është përgjegjëse për hapësirën e saj ajrore. Në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe marrëveshjen teknike ushtarake të vitit 1999, por edhe ligjeve aktuale, misioni i KFOR-it është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës./KP