Botohet libri “Dyqanet e anandas” i Bujar Mehollit
Ka dalë nga shtypi libri me poezi “Dyqanet e anandas” i poetit dhe kritikut letrar Bujar Meholli.
“Dyqanet e anandas” është përmbledhja e dytë me poezi e Bujar Mehollit.
Profesor i letërsisë shqipe, eseist, kritik dhe shkrimtar. Krahas ligjërimit të letërsisë, analizon problematika nga letërsia, filozofia, psikologjia, muzika, piktura, filmi dhe kultura përgjithësisht.
Aktiv në medie të shkruara dhe online; gama e shkrimeve të tij përfshin multikulturalizmin, analizat sociokulturore, vlerat substanciale të artit dhe letërsisë, indin e epokës digjitale dhe implikimet psikofizike te njeriu i shekullit XXI.
Edhe në shkrimet letrare, kryesisht tregime të shkurtra dhe poezi, Meholli i trajton këto tema duke dhënë informata përcjellëse e instruksione morale nën frymën ekspresioniste, me stil modernist mjaft të ndërlikuar shprehës.
Libri është botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni”, kurse është subvencionuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.