Sot më ngrohtë se dje
Ditën e martë, në orët e mëngjesit, përgjatë ultësirave paraqiten kushte për formim të mjegullës.
Paradite do të ketë intervale me diell. Nga pasditja, do të ketë më shumë vransira, e më vonë parashihen kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu në pjesë të vendit, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat minimale zbresin në 6C e 8C, derisa ato maksimale shënojnë një rritje të lehtë në 20C e 21C. Do të fryjë erë mesatare juglindore 3-7m/s.
Mot jostabil parashihet nga dita e mërkurë deri të shtunën, të dominuar kryesisht nga vransira dhe të reshura shiu që paraqiten kohëpaskohe.
Herë herë me mundësi të shoqërohen me bubullimë. Periudhë paksa më stabile, mund të kemi nga dita e diel. Temperaturat luhaten ndërmjet 18C e 21C, maksimalet, e minimalet ndërmjet 8C e 12C.