Së shpejti do të takohem me Putinin në Arabinë Saudite

17 shkurt 2025 | 08:11

Presidenti amerikan Donald Trump tha se takimi i tij i pritshëm me homologun rus Vladimir Putin në Arabinë Saudite “mund të ndodhë shumë shpejt”.

“Mund të jetë shumë shpejt. Do të jetë së shpejti,” u tha Trump gazetarëve.

Ai tha se Putini dëshiron t’i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Unë mendoj se ai dëshiron të ndalojë së luftuari. Unë e shoh këtë. Ne kemi biseduar për një kohë të gjatë,” tha Trump.

Ai shtoi se edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dëshiron t’i japë fund luftës. “Ne po ecim përpara. Ne po përpiqemi të arrijmë paqen me Rusinë dhe Ukrainën dhe po punojmë shumë për këtë. Kjo është një luftë që nuk duhet të kishte filluar kurrë”, theksoi ai.

Më 12 shkurt, Trump pati telefonata të veçanta me Putinin dhe Zelenskyn në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Xhaminë e Fshatit Kraishtë në komunën e Lipjanit dhurimi…