
Kurti mund të bëjë filma, por s’mund t’i ikë Prokurorisë
Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka komentuar mos paraqitjen kryeministrit Kurti në Prokurorinë Speciale, duke e cilësuar këtë si mosrespektim ndaj organeve të drejtësisë dhe një shembull të keq për një kryeministër.
‘’Mosparaqitja e Kutit është mos respektim ndaj organeve të drejtësisë dhe është shembull i keq i një kryeministri për veprime dhe sjellje të tilla’’, deklaroi Beqa.
Ai tha se Kurti e ka obligim ligjor të paraqitet, dhe, megjithëse mund të kërkojë vonesa, nuk ka mundësi shpëtimi pa u paraqitur për të dhënë dëshmi. Beqa shtoi se nëse nuk paraqitet organet e drejtësisë janë të detyruara ta dërgojnë para Prokurorisë për dëshmi .
‘’Kurti e ka obligim ligjor të paraqitet, mund të vonohet por nuk ka shpëtim, pa shku para prokurorit për dëshmi sepse në të kundërtën organet obligohen ta dërgojnë para Prokurorisë, obligim e ka të paraqitet mund ta shtyjë e të bëj filma, por pa u paraqitur nuk ka qare’’, përfundoi Beqa.