Trumpi i shpallë organizata terroriste bandat nga Venezuela dhe Meksika

05 mars 2025 | 07:57

Presidenti Donald Trump ka shpallur bandën venezueliane Tren de Aragua dhe kartelin meksikan MS-13 si organizata të huaja terroriste, duke i renditur ato në të njëjtën kategori me ISIS-in. Në një fjalim të mbajtur në Kongres, Trump theksoi se kjo është një goditje e rëndë për këto grupe, që janë akuzuar për krime të dhunshme dhe trafik droge.

Trump gjithashtu lavdëroi agjentin e patrullës kufitare, Roberto Ortiz, për veprimin e tij të shpejtë dhe guximin në situata të rrezikshme, ndërsa ishte nën zjarr.

Tren de Aragua, e formuar në burgjet e Venezuelës në 2014, është akuzuar për përhapjen e krimit të dhunshëm dhe trafikimin e drogës në SHBA. Grupi ka pasur një rritje të shpejtë dhe është bërë një aktor i rëndësishëm në krimin e organizuar, me disa raportime për aktivitetet e tij në qytete të SHBA-ve, përfshirë Aurora, Kolorado.

Mendohet se grupi është përhapur në SHBA pasi anëtarët e tij iu bashkuan valëve të emigrantëve që iknin nga Venezuela për shkak të varfërisë dhe paqëndrueshmërisë politike.

Në ShBA, grupi është akuzuar për krime të dhunshme, zhvatje dhe trafik droge.

Vitin e kaluar, kryetari i bashkisë së Aurora-s, Kolorado, raportoi se anëtarët e Tren de Aragua kishin marrë kontrollin e një ndërtese apartamentesh në qytet – një pretendim i përsëritur disa herë nga Trump gjatë fushatës së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Shkëlzen Maliqi ka treguar skenarët e mundshëm për formimin…