
“Shkrime për letërsinë”, libri më i ri i Gëzim Aliut
12 mars 2025
| 15:32
Instituti Albanologjik (IA) ka botuar librin “Shkrime për letërsinë” të dr. Gëzim Aliut, bashkëpunëtor i lartë shkencor në Degën e Letërsisë në IA, njëkohësisht shkrimtar.
“Shkrime për letërsinë” është një përmbledhje e punimeve studimore për shkrimtarë të ndryshëm e të vlershëm shqiptarë, për çështje dhe fenomene të veçanta të narratologjisë dhe për probleme të ndjeshme të albanologjisë dhe kulturës.
Recensentë të këtij libri janë dr. Fadil Grajçevci dhe dr. Meliza Krasniqi, lektor dr. Naim Berisha, ndërsa radhitjen kompjuterike dhe ballinën i ka realizuar Endrit Aliu.
“Shkrime për letërsinë” është libri i nëntë i autorit.