Çmimi i Bitcoin-it po bie ndjeshëm pas tarifave të Trumpit

07 prill 2025 | 08:15

Vlera e kriptomonedhave ra ndjeshëm gjatë javës në Azi, duke nënvizuar një ndjenjë të qartë të rrezikut në të gjithë tregjet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Bitcoin humbi rreth 7 për qind të vlerës së tij mbrëmjen e së dielës deri të hënën në mëngjes në Singapor për të arritur një pikë të ulët prej 77,077 dollarë.

Token i renditur i dyti Ether ra në 1,538 dollarë, një nivel më i ulët brenda ditës i pa parë që nga tetori i 2023-s.

Si Bitcoin ashtu edhe Ether më vonë “zvogëluan humbjet”.

Rënia vjen teksa presidenti i SHBA-së, Donald Trump vendosi tarifat gjithëpërfshirëse që tashmë kanë “fshirë” triliona dollarë në vlerë nga aksionet amerikane.

Politika e re e Trump vendos një tarifë prej 10% për shumicën e importeve, me norma edhe më të larta për vende specifike, si 34% për importet kineze dhe 20% për mallrat e BE-së.

Tregjet financiare janë alarmuar nga lëvizja agresive dhe investitorët po përgatiten për paqëndrueshmëri të zgjatur ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ja një përmbledhje e disa prej filmave më të mirë…