Huawei Mate 20 Lite vjen me procesor Kirin 710

18 gusht 2018 | 19:11

Mate 20 Lite i kompanisë së njohur kineze, Huawei, është smartfoni i dytë pas nova 3i i cili do të vijë me procesor Kirin 710. Këtë e konfirmojnë uebfaqja Geekbench dhe rregullatori kinez TENAA.

Gjithashtu, Geekbench ka zbuluar se Mate 20 Lite do të vijë me 4 GB RAM memorie ndërsa TENNA thotë me 6 GB, transmeton Koha.net.

Kjo mund të jetë kështu për shkak të shumë versioneve ekzistuese. Bazuar në këtë, Mate 20 Lite mund të vijë me dy versione – njëri me skaner për gishta nën ekran dhe tjetri me skaner të zakonshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm dy ditë pas aksidentit në Golem, treni i Linjës…