Huawei mund të merr dritën e gjelbër për operim në Gjermani
Qeveria gjermane të enjten edhe më shumë i është afruar lejimit të përdorimi të teknologjisë së Huawei sa i përket rrjetit 5G të telefonisë mobile, duke i dhënë një lloj “fitore të vogël” kompanisë kineze në kontinentin evropian, shkruan Wall Street Journal.
“Fatura” e aprovimit nga kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel që do t’i lejonte Huawei të vazhdojë prezencën në Gjermani, ende kërkon një aprovim preliminar.
Por, tashmë ky veprim është në kundërshtim me administratën amerikane, që u ka bërë thirrje aleatëve evropianë duke lobuar që të refuzojnë teknologjinë e Huawei.
Shtetet e Bashkuara pretendojnë se pajisjet e Huëaei janë një lloj kali i trojës që sapo instalohen në infrastrukturën e perëndimit mund të përdoren nga spiunët kinezë duke vjedhur informacione sensitive, duke rrezikuar kështu sigurinë dhe ekonominë e SHBA-ve dhe aleatëve të saj. Në anën tjetër zyrtarë të kësaj kompanie mohojnë kategorikisht këto akuza.
Fillimisht argumentet e Shtëpisë së Bardhë kanë dështuar të bindin qeveritë evropiane, të cilët vazhdimisht thonë se Huawei shpesh u ka ofruar pajisjet më të avancuara dhe atë me një çmim të volitshëm.
E derisa në vendet si Britania dhe Franca kanë përkrahur idenë e SHBA-ve që të ndalojnë përdorimin e pajisjeve të Huawei, Hungaria dhe Gjermani tani ka vepruar ndryshe.
Megjithatë i kanë dhënë dritën e gjelbër me një kusht që të garantojë sigurinë, duke ia bërë me dije se do të jetë e hapur edhe për kompanitë tjera konkurruese në projektet e ardhshme. /Telegrafi/