“Huawei” prodhon një telefon në çdo 28,5 sekonda
Gjiganti teknologjik “Huawei”, në fabrikën e prodhimit të cilën kompania e ka në kampusin e saj në qytetin kinez Shenzhen, prodhon një smartfon në çdo 28,5 sekonda.
Kompania “Huawei”, ka hapur dyert e kampusit të saj në Songshan Lake për mediet duke njoftuar se ka pasur një rritje të ndjeshme të efikasitetit dhe shpejtësisë në prodhimin e smartfonëve.
Përveç prodhimit zhvillohen edhe punime në drejtim të reduktimit të peshës së pajisjeve, mbrojtja nga ndryshkja, testime të përçueshmërisë dhe qëndrueshmërisë.
Kampusi i madh rreth 4 herë më shumë se Monako, në brendi ka departamente të ndryshme.
Deri më tani janë përfunduar vetëm dy departamente, ndërsa përbëhet gjithsej nga katër të tillë. “Huawei” në mbarë botën ka mbi 18 000 punonjës, ndërsa në këtë kampus të cilën e ka hapur në vitin 2018 punojnë rreth 10 000 persona.