“Huawei” sjell pajisjen e parë 5 G
27 shkurt 2018
| 14:42
Kompania “Huawei”, sot (e martë), në Mobile World Congress, prezantoi pajisjen “Huawei”, 5G për përdorim brenda amvisërive, pajisja e parë terminale në botë, e cila mbështet standardin telekomunikues 3GPP për 5G.
Kjo pajisje paraqet kthesë me të cilën “Huawei”, paralajmëron gjeneratën e ardhshme pa tela.
Pajisja ka çipset Balong 5G01, i zhvilluar brenda kompanisë, i cili është çipseti i parë komercial në botë që mbështet standardin 3GPP për 5G, me shpejtësi teorike të bartjes deri 2,3Gbps.