Huddersfieldi bie nga Premier Liga

30 mars 2019 | 22:43

Me humbjen prej 2 me 0 në udhëtim te Crystal Palace skuadra e Huddersfield Town bie nga liga.

Huddersfieldi i bashkohet Derby Countyt (2007-08) dhe Ipswich Town (1994-95) si klubet që bien nga liga kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për t’u zhvilluar, transmeton Koha.net.

Në këtë sezon përveç pranimit të golave Huddersfieldi ka pasur probleme të mëdha edhe në sulm, duke dështuar që të shënojë në 38 ndeshje nga 70 të tilla në Premier Ligë në dy sezonet e fundit, me një mesatare prej 54.3 për qind që është më e madhja në histori të Premier Ligës.

Më së shumti ka zhgënjyer në shtëpi, duke shënuar vetëm shtatë gola, gjashtë me pak se secila skuadër në elitën e futbollit anglez. E kjo nënkupton se ka mbledhur vetëm tetë pikë në shtëpi gjatë tërë këtij sezoni, shtatë pikë më pak secili ekip tjetër.

Huddersfieldi bie nga Premier Liga pas dy sezoneve që ishte pjesë e kësaj gare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu si pritej, Kastrioti e Prishtina i kanë fituar bindshëm…