
Huddersfieldi kompleton transferimin e Hadergjonajt
08 mars 2018
| 13:19
Skuadra angleze, Huddersfield ka njoftuar se ka nënshkruar me mbrojtësin e djathtë, Florent Hadergjonaj.
Përfaqësuesi i Zvicrës ishte i huazuar këtë sezon me të drejtë blerje nga Ingolstad, mundësi të cilën e ka shfrytëzuar skuadra angleze. “Huddersfied është i lumtur të ju njoftojë se ka kompletuar transferimin e Florent Hadergjonajt nga skuadra e Ingolstadt”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit anglez. Hadergjonaj ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2021.