Hulk u martua me mbesën e ish-bashkëshortes, tani pret fëmijën e dytë me të
Një kthesë e re në jetën plot ngjarje dashurie të Givanildo Vieira de Souza, futbollisti i njohur për shumicën me pseudonimin Hulk. Sulmuesi bëri të ditur se është në pritje të një fëmije tjetër me Camila Angelo, mbesa e ish-bashkëshortes së tij, Iran Angelo, me të cilën sportisti kishte tre trashëgimtarë.
Ky është pra fëmija i pestë për futbollistin, duke qenë se në prill të vitit 2022 solli në jetë Zaya e vogël me Camila, me të cilën u martua në vitin 2020.
“Ju falënderoj për mesazhet e panumërta për shtatzëninë e gruas sime. Një tjetër fëmijë, një tjetër bekim që më ka dhënë Zoti. I jam shumë mirënjohës Zotit”, ka shkruar Hulk në rrjetet sociale, duke postuar një foto në të cilën ai dhe Camila iu tregojnë ndjekësve ekografinë e fëmijës së palindur.
Dashuria mes Hulk dhe Camila ka krijuar, siç pritej, një konflikt të madh familjar. Iran, ish-bashkëshortja e futbollistit, e ka trajtuar gjithmonë mbesën e saj si vajzë dhe nuk e ka fshehur dhimbjen në rrjetet sociale, ku ndau një shpërthim të gjatë pak kohë më parë: “Zgjohem dhe më zë gjumi pa e kuptuar pse më ndodhi gjithçka. Dhimbja është aq e madhe, sa ndonjëherë mendoj se do të më shqyejë zemrën. Ajo ishte si vajzë për mua. I dhashë gjithçka kësaj vajze, që kur erdhi në botë. Kam sakrifikuar ëndrrat e mia shumë herë për t’i bërë ëndrrat e saj realitet. Këtu nuk po flas vetëm për të mirat materiale, sepse ato janë të lehta për t’u dhënë, kur ke para, por dashuri, dashuri, vëmendje, respekt… Gjithçka”. Hulk dhe gruaja e tij e dytë janë në lidhje që nga viti 2019.