Hulumtimi i BIRN tregon se kush po e bën prodhimin e Bitcoin në ‘Veri’

28 maj 2021 | 22:22

Në përiudhen e fundit besohet se pjesa me e madhe e Veriut është shfrytëzuar si vendi ku është rritur me të madhe industria e prodhimit të kriptovalutave, si rezultat i mos pagesës së energjisë elektrike.

Këto të dhëna i konfirmon edhe një organizatë mediatike e cila ka realizuar një hulumtim lidhur me këtë fenomen, në atë pjesë.

“Ajo ç’ka kemi gjetë është se një pjesë e paisjeve të kriptovalutave janë bartur në atë pjesë, qëllimi është sepse nuk paguhet energjia që e shpenzojnë”

“Nuk është që qytetarët serb po e bëjnë prodhimin e Bitcoin, nuk është që po e bëjnë qytetarët e asaj pjese, ne kemi gjetur se një fshat i tërë që është i banuar me shqiptar kanë lëshu hapësira me qera për qytetarët tjerë të Kosovës, për me ju mundësu me i vendos paisjet atje, sepse për ta ka qenë më mirë me pagu 100 euro qira dhe me dërgu numer të madh të sasaive sesa me pagu rrymë prej 1 mijë euro ” tha Visar Prebeza nga ‘BIRN’ për dokumentarin ‘Expose.’

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani e ka mirëpritur lajmin për blerjen e…