“Hulumto më thellë se nuk del veç vëllau”, si u zbulua se edhe daja i Fitore Pacollit mori grant
22 nëntor 2024
| 08:22
Egzon Pacolli i LDK-së ka treguar se si u zbulua që edhe daja i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, kishte marrë grant nga ministria e Bujqësisë.
Ai ka thënë se pasi publikoi videon me vëllain e deputetes, i thanë që të hulumtonte sepse nuk ishte i vetmi familjar i saj që kishte marrë grant.
“Një qytetar tjetër i Kosovës më tha ‘hulumto më thellë se nuk del veç vëllau’, thash çfarë lidhje tjetër familjare mund t’i dalë. Më tha ‘del edhe daja’. E kam verifikuar dhe dola me videon e dytë”, ka treguar ai.
“E verifikuam saktësisht se vëllai i nënës. Edhe kur e kam postuar videon kam qenë 100 për qind i sigurt se është daja i saj. Ka qenë lehtësim edhe më i madh kur është konfirmuar edhe nga goja e dajës së Fitores”. /Paparaci/