HRW: Dëbimi i shtetasve turq, shkelje e të drejtave të njeriut

31 mars 2018 | 11:40

Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut “Human Rights Watch” (HRW) ka reaguar edhe njëherë për arrestimin ende misterioz të gjashtë shtetasve turq nga Policia e Kosovës dhe dëbimin e tyre në Turqi.

Kjo organizatë ka vlerësuar se vendimi i Kosovës për të arrestuar gjashtë shtetas turq dhe t’i dorëzojë ato tek autoritetet turke dje, tregon një mospërfillje të kot për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Duke i quajtur arrestimet e dyshimta, HRW, thekson se të njëjtit u dërguan drejt torturës, derisa kërkojnë nga krerët e shtetit që të kërkojnë hetim tërësor për krejt situatën.

“Vendimi i Kosovës për të arrestuar dhe deportuar 6 shtetas turq tregon për mospërfillje të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Ky veprim është shumë i dyshimtë dhe për më tepër 6 burra u dërguan në një vend ku do të përballen me një rrezik serioz të torturimit. Kërkojmë një hetim tërësot nga ana e autoriteteve shtetërore për këtë akt, që bie ndesh me respektimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në reagimin e HRW-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pranë tunelit të Kalimashit ka nisur protesta kundër vendosjes së…