Humanisti Kastrati dhuron 17 banesa për nder të Ditës së Pavarësisë
14 shkurt 2019
| 13:35
Humanisti Halil Kastrati, ka bërë me dije se për nderë të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do t’i dhurojë 17 banesa për familjet skamnore në Kosovë.
Ai ka thënë se shpërndarja e këtyre banesave do të bëhet të shtunën në orën 11:00 në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
“Dhurimi i 17 palë çelësave për nder të 17 shkurtit. Po gëzohen 17 familje me banesa të reja. Ditën e shtunë 16/02/2019, Salla e Kuqe në Prishtinë. Ora 11:00. Ju mirëpresim”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.
Humanisti Halil Kastrati drejton shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3001167696575296&set=a.320465264645566&type=3&theater