Humanistja Lejla Sallahu jep donacion për pacientët e Qendrës Integruese Rehabilituese të të Sëmurëve Kronikë Psikiatrikë
Pronarja e kompanisë turistike “Air Prishtina”, humanistja Lejla Sallahu nga shpirti i saj human, ka dhuruar donacion për pacientët rezidentë të Qendrës Integruese Rehabilituese të të Sëmurëve Kronik Psikiatrik –Shtime si veshmbathje, batanije, jastëk dhe çarçafë të reja dimërore, është shumë i rëndësishëm për pacientët e këtij institucioni i cili do t’ju shërbej për t’u ndier sa më komod në tejkalimin e sezonit dimëror.
Kështu ka bërë të ditur përmes “Facebook-ut”, drejtori i kësaj Qendre, Dr. Miftar Zenelaj.
Zenelaj në emër të stafit ka falënderuar znj. Sallahu për ndihmën e saj dhënë këtij institucioni të ndjeshëm.
“Ne dëshirojmë t’i shprehim mirënjohjen tonë më të thellë, znj. Lejla Sallahu (pronares së kompanisë Air Prishtina) e cila sot ka dhuruar donacionin për pacientët rezidentë të Qendrës Integruese Rehabilituese të të Sëmurëve Kronik Psikiatrik –Shtime. Ky donacion me veshmbathje, batanije, jastëk dhe çarçafë të reja dimërore, është shumë i rëndësishëm për pacientët e këtij institucioni i cili do t’ju shërbej për t’u ndier sa më komod në tejkalimin e sezonit dimëror.
Edhe njëherë në emër të stafit të QIRSKP-Shtime, dhe në emrin tim personal ju falënderojmë për donacionin tuaj bujar!”, ka shkruar Zenelaj.
Njoftimi i plotë i Dr. Miftar Zenelajt:
Ne dëshirojmë t’i shprehim mirënjohjen tonë më të thellë, znj. Lejla Sallahu (pronares së kompanisë Air Prishtina) e cila sot ka dhuruar donacionin për pacientët rezidentë të Qendrës Integruese Rehabilituese të të Sëmurëve Kronik Psikiatrik –Shtime. Ky donacion me veshmbathje, batanije, jastëk dhe çarçafë të reja dimërore, është shumë i rëndësishëm për pacientët e këtij institucioni i cili do t’ju shërbej për t’u ndier sa më komod në tejkalimin e sezonit dimëror.
Edhe njëherë në emër të stafit të QIRSKP-Shtime, dhe në emrin tim personal ju falënderojmë për donacionin tuaj bujar!
Më respekt: Dr. Miftar Zenelaj