Humanity First Kosova ndihmon në dezinfektimin e QPS të Prishtinës
Disa prej punonjësve të Qendrës për Punë Sociale të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të komunës së Prishtinës, kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Nisur nga rekomandimet e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të punonjësve dhe të palëve, të mërkurën janë dezinfektuar të gjitha njësitë e Qendrës për Punë Sociale.
Gjithashtu, javën që lamë pas, Humanity First Kosova në bashkëpunim institucional me komunën e Prishtinës në të njëjtat hapësira, ka vendosur stacionet për dezinfektim dhe maska.
Humanity First Kosova ka njoftuar do t’i qëndrojë pranë komunës së Prishtinës dhe institucioneve të tjera, duke i ofruar sado pak mbështetje për ta tejkaluar bashkërisht këtë sfidë.
(Q.R / Epoka e re)