Humb jetën 56-vjeçarja në Prishtinë, u godit nga automjeti në rrugën “C”

28 nëntor 2023 | 20:37

Ka vdekur këmbësorja 56-vjeçe me inicialet D.G., e cila sonte rreth orës 19:00 u godit nga një automjet në rrugën “C” në Prishtinë.

Këmbësorja nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra nga ky aksident.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast hetuesit policor të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”, tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atleti Erzen Zyberaj ka bërë edhe një arritje të jashtëzakonshme,…