Humb jetën në Letoni efektivja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Një efektive e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën në Letoni.
Efektivja Zarife Muharrem Hasanaj ka humbur jetën pas shpërthimit të një mine.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se një grup i kontigjentit të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9:10 (ora 10:10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.
Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën nëntetare Zarife Muharrem Hsanaj. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj
Sipas informacioneve të deritanishme Major Tanushi dhe rreshter Kapaj janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni. /TCh/