Humb jetën nga Covid-19 edhe një person nga Podujeva
Edhe një person ka humbur sot jetën si pasojë e infektimit me Covid-19. Viktima është nga komuna e Podujevës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.
Postimi i plotë i Rudarit në FB:
U pikëllova shumë me lajmin që mora sot, për shkuarjen e hershme e të papritur në amshim të shokut tim të gjeneratës, fqiut tim të mirë, Ajfer Fetahu, i cili kishte kohë për të gjithë dhe ishte i dashur për të gjithë.
Që nga ditët e para të angazhimeve të rezistencës ndaj regjimit pushtues serb, Ajferi ishte i angazhuar pothuajse në secilin proces, ndaj dhimbja për ndarjen nga jeta është shumë e madhe.
Miku im para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, i cili pamëshirshëm po merr jetë njerzish në mbarë botën, por edhe në vendin tonë.
Në këto momente të dhimbjes së madhe jam me familjen Fetahu dhe bashkëndjej me ta.
Ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e njeriut të mirë!
I përjetshëm kujtimi për Ajferin
Edhe në këto momente dhimbje u bëj thirrje qytetarëve t’u përmbahen udhëzimeve të IKShPK-së dhe ta japin kontributin në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të familjeve!