Humb jetën nga Covid mjeku personal i Papës

09 janar 2021 | 18:56

Mjeku personal i Papa Françeskut, Fabrizio Soçorsi, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Nediat vendase bëjnë me dije se mjeku 78 vjeçar është shtruar në spital për një patologji onkologjike, i cili ka humbur jetën si pasojë e disa ndërlikimeve.

Francesco e kishte zgjedhur atë si mjek personal në 2015.

Soçorsi lindur në 2 Shkurt 1942 në Romë, u diplomua për mjekësi dhe kirurgji në Universitetin La Sapienza në 1968 dhe, pasi mori kualifikimin për të ushtruar profesionin vitin e ardhshëm, kishte kryer një aktivitet të gjerë, si në nivelin mjekësor ashtu edhe në atë mësimor, deri në pozitat e shefit të departamentit të hepatologjisë dhe drejtorit të sëmundjeve të mëlçisë, sistemit të tretjes dhe departamentit të ushqimit dhe të departamentit të mjekësisë së brendshme dhe të specializuar të San Camillo Forlanini i Romës./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme, pas situatës së krijuar së fundmi…