Humb jetën një 93-vjeçar në Vlorë, rrëzohet nga kati i dytë i banesës
31 mars 2024
| 15:59
Një 93-vjeçar ka humbur jetën sot në Vlorë, pasi u rrëzua nga kati dytë i banesës.
Policia ka bërë të ditur se janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, shkruan TCh.
“Sot, rreth orës 09:35, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i dytë E. F., 93 vjeç. Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.