Humb jetën një grua pasi hoqi dhëmbin në një klinikë private në Malishevë, arrestohen dy persona
23 gusht 2023
| 11:01
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për rastin e ku një grua ka humbur jetën pasi gjendja e saj ishte keqësuar pas heqjes së dhëmbit në një ordinancë stomatologjike në Malishevë.
Rasti nga policia është cilësuar si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.
“Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Gruaja që kishte hequr dhëmbin në këtë ordinancë e të cilës më pas i ishte keqësuar gjendja, në QKUK ishte dërguar pa shenja jete.