Humb jetën një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

20 gusht 2021 | 09:22

Një i burgosur, nga Qendra e Paraburgimit në Hajvali, është dërguar dje për mjekim në QKUK. Pas mbërritjes në klinikën universitare, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Qendra e Paraburgimit – Hajvali, Prishtinë, 19.08.2021 – 08:05. Viktima mashkull kosovar, në gjendje të rëndë është dërguar në QKUK. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“BBC” ka publikuar pamjet nga imazhet satelitore që tregojë bllokimet…