Humb jetën një i ri gjatë aksidentit në Viti, policia jep detaje
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Drobesh të Vitisë.
Prej këtij aksidenti mbeti i vdekur një person.
Detaje rreth këtij aksidenti ka dhënë zënëdhësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhë mbramë me 02 prill 2019 rreth orës 21:00. Nga hetimet e para ne vendin e ngjarjes dyshohet se Automjet Opel Combo me tabela 06 drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës duke lëvizur ne relacionin Smir-Viti, me te arritur te rruga e fshatit Drobesh duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit afër vendkalimit te këmbësorëve godet “Motoçikletën” MBK Roller drejtuar nga vozitësi po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës i moshës rreth nëntmdhet vjeç”.
“Me këtë rast nga lëndimet si pasoj e goditjes Motoçiklisti ndërron jetë ne vendin e ngjarjes, këtë e konstaton Mjeku Kujdestar i Qendrës se Mjekësisë Familjare ne Viti. Ne vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar qe drejtuesi i Mjetit të ndalet për 48 ore, kurse trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML ne Prishtinë. Njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë”, ka thënë Hashani, raporton KK.