Humb jetën një punëtor në Prishtinë, u rrëzua nga një objekt ndërtimi

22 gusht 2022 | 14:35

Një punëtor i moshës rreth 30-vjeçare ka humbur jetën sot në mëngjes pasi është rrëzuar nga një objekt ndërtimi në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla dhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi.

Doktor Syla ka thënë se viktima ka arritur në emergjencë pa shenja jete, pa dhënë detaje tjera.

“Po, rreth orës 8:30 sot kemi pranuar rastin. Veç u konfirmuar vdekja, moshë e re ishte, diku nën 30 vjeç”, ka thënë Syla.

Ndërsa kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, ka thënë për “Kosovapress” përmes telefonit se janë në dijeni për vdekjen e një punëtori, por ka thënë se nuk ka informata të hollësishme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Ahmeti, ka publikuar një vendim të…