Humb jetën pasagjerja, shoferi në gjendje të rëndë
14 korrik 2019
| 11:56
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku ka humbur jetën një pasagjere , ndërsa shoferi është në gjendje të rëndë
Burime nga policia kanë bërë me dije se në rrugën dytësore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K., rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit, e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Mësohet se gjendja shëndetësore e 28-vjeçarit është kritike për jetën. Grupi hetimor ka vijuar punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.