Humb jetën tragjikisht 17 vjeçari nga Prizreni
Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Në një fabrikë të stiroporit në vendin e punës ka humbur jetën një 16 vjeçar.
Lajmin për “Gazetën Express” e kanë konfirmuar zyrtarë nga Policia e Kosovës.
“Policia ka pranuar këtë informacion bëhet fjalë për një vdekje aksidentale, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes. Viktima i takon gjinisë mashkullore, ka vdekur në vendin e punës”, ka deklaruar policia.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Siç mëson Express, makina e stiroporit ka qenë fatale për të miturin, gjatë punës me të makina i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse atij.
Mësohet se viktima është nga fshati Lubizhdë i Prizrenit.
Numri i punëtorëve që po humbin jetën në vendin e punës është duke u rritur si dukuri në vendin tonë.