Humb jetën ushtarja ukrainase – nënë e dymbëdhjetë fëmijëve

17 mars 2022 | 10:53

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës  ka njoftuar se një ushtare ukrainase, nënë e gjashtë fëmijëve është vrarë gjatë luftimeve nga forcat ruse.

Olga Semidyanova, 48 vjeçe ka ndërruar jetë duke luftuar kundër forcave ruse, pasi ka shërbyer si mjeke ushtarake që nga 2014 në rajonin e Donteksut – një rajon që ishte në luftë prej vitesh.

Ajo ishte nënë e gjashtë fëmijëve biologjik dhe gjashtë të tjerëve që kishte adoptuar , duke fituar titullin “nëna heroinë”.

Semidyanova për asnjë moment nuk e kishte braktisur vijën e parë të frontit, duke luftuar përkrah bashkëkombësve të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Besnik Tahiri Trazirat e 17 marsit të vitit 2004…