
“Humba shikimin në njërin sy, shpërtheu kapsolli”, G Bani kujton si ndodhi shpërthimi
Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin ‘S’e luan Topi’.
Ai ka rrëfyer disa prej ngjarjeve të pakëndshme që i kanë ndodhur.
Data 7 janar 1992 është një prej ditëve më të vështira për këngëtarin.
G Bani: Punoja tek kioska, shërbeja aty, kur shkova të merrja vëllanë, ai që po rrinte vëllai më tha ha merre këtë kapsollin, ai kapsolli vinte nga magazinat e metalurgjisë, minierës në Rubik. Kapsolla ishte e lagur, i pres fitilin nuk funksionon, ndeza një zjarr nuk bëri bam, marr dhe e ngacmoj dhe vetëm dëgjoj një zhurmë, pati një shpërthim, më dëmton syrin e majtë.
Unë e kam parë në ëndërr këtë ndodhi dhe ia thashë babit, humba shikimin tek syri i majtë. Më dërguan në Rrëshen, pastaj në Tiranë, më bënë operacion me anestezi lokale, unë ndjeja shumë, i mbaj mend gjilpërat, 12-11 vjeç, besoj se truri i njeriut ka veti që traumat t’i fshehë që të ketë mundësi të vazhdojë, hardisku im ka bërë disa herë fshirje se kam përjetuar shumë trauma.
Sot e kësaj dite lexoj komente qorr, miushi tek BBV që më këndonte Qorrin e Lalzit. Syri im është në 50% të shikimit. Prisnim me orë të gjata, misione diplomatike, festare.