Humbet City, fitojnë Chelsea dhe Arsenali
06 tetor 2019
| 16:55
Kampionia në fuqi e Premier Ligës, Manchester City ka pësuar humbje nga Wolverhampton Wanderers (0-2). Golat e fitores për skuadrën mysafire i realizoi Adama Traore.
Chelsea dhe Arsenali kanë shënuar fitore ndaj Southamptonit, përkatësisht AFC Bournemouth. Chelsea si skuadër mysafire fitoi ndaj Southamptonit (1-4). Katër gola u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes, kurse një tjetër e shtoi në fund të ndeshjes.
Tammy Abraham, Mason Mount dhe N’Golo Kante ishin shënues për Chelsean, kurse për vendasit golin e vetëm e realizoi Danny Ings. Ndërsa fitores iu gëzua edhe Arsenali që e mposhti Bournemouthin, me rezultat 1-0. Golin e vetëm në ketë ndeshje e shënoi David Luiz, në minutën e 9-të.
/Epoka e re/