Humbet Tottenhami, barazon Unitedi

01 mars 2020 | 17:07

Tottenham Hotspur ka regjistruar humbje në “Tottenham Hotspur Stadium” nga Wolverhampton Wanderers (2-3). “Spurs” ishin duke fituar pas pjesës së parë 2-1, por në fund fituese doli skuadra mysafire.

Për vendasit shënues ishin Steven Bergwijn dhe Serge Aurier, kurse për mysafirët Matt Doherty, Diogo Jota dhe Raul Jimenez.

Në ndeshjen tjetër mes Evertonit dhe Manchester United rezultati final ishte 1-1. Dominic Calvert-Lewin shënoi për vendasit, kurse për mysafirët Bruno Fernandes.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në…