Humbi bastin, gazetari i heq mjekrën Jorginhos gjatë intervistës (Video)
Mesfushori i Chelsea, Jorginho, hoqi mjekrën menjëherë pas fitores së Champions League.
Futbollisti italo-brazilian kishte vënë bast me një gazetar, pasi Chelsea mundi Porton në çerekfinale, se do ta lejonte atë që t’ia hiqte mjekrën nëse do fitonte trofeun me veshë të mëdhenj.
Menjëherë sapo Blutë ngritën kupën lart, Jorginho hoqi mjekrën gjatë intervistës në fushë. Gazetari nxori një makinë rroje dhe nisi të pastronte fytyrën e Jorginho, i cili nuk e mbante dot të qeshurën. Basti kishte edhe një pjesë të dytë: Jorginho duhet t’i hiqte mustaqet gazetarit.
HAHAHAH O "QUE RESENHA!" ESTÁ LIBERADO PARA ESSE VÍDEO! @fredcaldeira e Jorginho pagaram suas apostas! QUE SENSACIONAL! 👏 🪒
.
A Champions continua com a gente e, a partir da próxima temporada, você vai poder ver todos os jogos também na @HBOMaxBR! #CasaDaChampions #HBOMax pic.twitter.com/T7tx0P4PZo— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) May 29, 2021