Humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, vdes një 70-vjeçar në Peshkopi
07 janar 2024
| 16:04
Një 70-vjeçar në Peshkopi është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Sipas policisë, i moshuari ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke rënë në anë të bodrumit të një ndërtese.
Tutje, bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.