Humbi ish-bashkëshorten, Reperi i njohur emocionon me dedikimin
20 nëntor 2018
| 11:03
Ish-bashkëshortja e reperit të njohur P Diddy u nda nga jeta para tri ditësh. Modeluesja dhe aktorja e njohur Kim Porter u gjend e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angelos.
Edhe pse kanë kaluar tre ditë deri më sot, P Diddy nuk kishte folur. Ai ka thyer heshtjen dhe ka bërë një dedikim rrëqethës në “Twitter” për nënën e fëmijëve të tij, pasi edhe pse ishin ndarë, ata kishin raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.
“Do të përpiqem t’i gjej fjalët për ta shpjeguar marrëdhënien tonë të pashpjegueshme. Ishim më shumë se miq, ishim më shumë se shpirtra binjakë. Ishim një diçka tjetër. Më mungon”, ka shkruar ai.