Humbi jetën në pasarelë, zbulohet shkaku i vdekjes së modeluesit
31 maj 2019
| 14:33
Është zbuluar shkaku i vdekjes së Tales Soares. Sipas një raporti autopsie, modeluesi ka vdekur nga sëmundje zemre e padiagnostikuar.
Modeluesi brazilian ka vdekur pasi është rrëzua papritur në pasarelë në Javën e Modës në Sao Paulo muajin e kaluar.
Në detajet e dokumentit të publikuara nga media braziliane “G1” të enjten është thënë se 26-vjeçari kishte probleme me zemrën.
Tragjikisht ai nuk arritur ta zbulojë sëmundjen gjatë kohës që ishte gjallë.
Sëmundja ka përparuar në edemë pulmonare akute, akumulim i lëngjeve në mushkëri, që e ka vrarë Soaresin.
Para se të vdiste Tales nuk ishte diagnostikuar me asnjë problem shëndetësor.