Humbi nënën nga Covid-19, padit presidentin e vendit

16 prill 2020 | 10:07

Një burrë që jeton në Francë, i cili humbi nënën si pasojë e koronavirusit, ngriti një padi ndaj liderit të vendit të tij të lindjes, Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko duke e akuzuar atë për mosmarrjen e masave të nevojshme për të luftuar pandeminë.

Aleksander Matveyev deklaron se e ka paditur presidentin Lukashenko në policinë bjelloruse për një hetim lidhur me vdekjen e nënës së tij 68 vjeçare, e cila ndërroi jetë në 2 prill në një spital në Vitebsk.

“Lukashenko nuk mori masat e nevojshme kundër koronavirusit dhe nëse një pushtetar nuk bën asgjë atëherë ai duhet të japë llogari” deklaroi Aleksandër Matveyev.

Lukashenko është një ndër liderët botërorë që ka qenë skeptic publikisht në lidhje me nevojën për marrjen e masave të forta shtrënguese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai ka nënvlerësuar paralajmërimet që të urdhërojë një bllokim për të parandaluar koronavirusin, duke rekomanduar mjekime “popullore” të tilla si pirja e vodkës dhe shkuarjen sauna. Ai e quan frikën ndaj virusit një “psikozë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 14:00.…