Humbi nënën si pasojë e Covid-19, gazetarja e njohur ka një mesazh për të gjithë: Shtyrja e vaksinës ishte gabim

24 tetor 2021 | 12:47

Vetëm pak muaj më parë gazetarja e njohur, Jonida, Shehu humbi nënën për shkak të Covid-19.

Së fundmi, përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Shehu shprehet se shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim, e si pasojë u bën thirrje të gjithëve që të injektojnë dozën kundër koronavirusit për të qenë të mbrojtur kundër virusit.

“Është shumë e freskët koha e këtij Covid-i fatal në familjen tonë. Në të gjitha mendimet që më vijnë këto ditë pas ikjes së mamit është vetëm një konstante, që asnjëherë unë nuk mendova që do të ikte nga Covid-19. Pas nënës time unë kam pasur në familje edhe njerëz të tjerë që janë infektuar, që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan të thjeshtë Covid-in, por sot janë! Dhe kjo më mjafton për të menduar që shtyja e kohës së vaksinës ishte besoj një gabim”, rrëfen Jonida Shehu.

Më pas gazetarja iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, në mënyrë që të jenë të mbrojtur nga Covid-19.

“Mundësia që vaksina të të shtojë qoftë edhe një përqindje pro armëve të tua në raport me virusin, duke marrë parasysh se sa i tmerrshëm është dhe se sa i paparashikuar është ai, ja vlen! Nuk është nesër koha e duhur, është sot ose dje nëse mundesh. Mbase, mbase gjërat do të kishin rrjedhur ndryshe nëse do ta kisha menduar kështu para pak muajsh”, tregon Sheh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fernando Morientes është një nga ata lojtarë që i ka…